Inacalbania është një organizatë jo-fitimprurëse që angazhon qytetarët
në identifikimin, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave që ndikojnë
drejtpërdrejt në komunitet. Ne besojmë se qytetari duhet të jetë pjesë
aktive e vendimmarrjes dhe ndryshimit.
Misioni ynë është të fuqizojmë komunitetet përmes advokacisë qytetare,
pjesëmarrjes publike dhe ndërgjegjësimit për çështje sociale dhe mjedisore.
Fokusi ynë përfshin:
– Nxitjen e përfshirjes qytetare në proceset vendimmarrëse;
– Trajtimin e problematikave sociale dhe mjedisore;
– Krijimin e urave të komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve;
– Mbështetjen e nismave për zgjidhje konkrete dhe të qëndrueshme.
Ne punojmë për një shoqëri ku zëri i qytetarit dëgjohet dhe respektohet.


Leave a Reply